Shqiptari kapet me 100 kg marijuanë në makinë

1554
Sigal

Policia italiane në rajonin e Kalabrias ka vënë në pranga një shtetas shqitpar me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike të tipit marijuanë. Në automjetin e tij u sekeustruan rreth 100 kg marijuanë.

Arrestimi i shqiptarit u krye pas një ndjekje prej disa minutash në daljen e autostradës në afërsi të komunës Snatì Onufrio.

Shqiptari nuk i ndaloi një postblloku të policisë rrugore duke tentuar largimin me shpejtësi.

Policia italiane mundi të ndalojë automjetin në bagazhin e të cilit u gjet lënda narkotike.

Për shqiptarin janë hapur dyert e burgut ndërkohë që autoritetet po hetojnë mbi bashkëpunëtorët e destinacionin e lëndës narkotike.