Shqiptari i dënuar për 2 vrasje, “mbrohet” nga Britania

430
Një burrë shqiptar me një këmbë, i cili akuzohet për dy vrasje ka kërkuar mbështetje ligjore nga Britania për shmangur ekstradimin drejt Shqipërisë. Saliman Barçi, 41 vjeç pretendon se është i pafajshëm dhe ka përdorur ligjet për të drejtat e njeriut në një përpjekje të dëshpëruar për të shmangur kthimin në vendin e tij, ku ai ka qenë i dënuar për vrasjen e dy burra. Ai ka arritur që të marrë dokumente angleze duke u prezantuar si shtetas kosovar. Barçi, kishte dokumente false kosovare dhe në këtë mënyrë atij iu dha e drejta e qëndrimit në Britani.
Autoritetet britanikët gjithmonë kanë dyshuar se shumë të ardhur nga Kosova në Britani, që i ikën luftës në vitin 1999 nuk ishin refugjatë kosovarë, por emigrantë nga Shqipëria me dokumente të rreme. Në lidhje me çështjen e Saliman Barçit, burrit nga Burreli të dënuar me 25 vjet në Shqipëria, gazeta britanike “Daily Mail” ka marrë në intervistë edhe ministrin shqiptar të Drejtësisë Ylli Manjani.
“Ai mbetet një i dënuar. Përndryshe ne nuk kishin pse të kërkonim që ai të ekstradohet. Ai duhet të kthehet, ka kryer krime, vrasje. Ai ka qenë në gjyq është gjykuar dhe dënuar. Duhet të përballet me dënimin e marrë. Unë nuk mendoj se zoti Barçi duhet të mbrohet dhe të përfitojë nga fakti se ai jeton në Britani. Ai po përdor informacione të rreme për të shmangur ekstradimin”, tha Manjani.
Sigal