Shqiptari i dehur aksidenton me makinë një grua dhe një fëmijë

436
Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali me akuzën e aksidentit me pasojë vdekjen, shkaktuar nën ndikimin e alkoolit. Sipas “Tgcom”, në aksidentin që ndodhi të mërkurën vonë në Sirmione, në provincën e Brescia, kanë humbur jetën dy persona, një grua 37 vjeçare dhe një fëmijë i mitur dhjetë vjeçar. Gruaja, nga Puglia, dhe fëmija vdiq në makinën tjetër të aksidentuar. Ajo ishte në automjet e shoqëruar edhe nga një grua tjetër (që është nëna e fëmijës së vdekur). Në makinë ishin edhe dy fëmijë të tjerë (bijtë e viktimës), të gjithë banorë të Sirmione. Të mbijetuarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shqiptari që shkaktoi aksidentin po udhëtonte nga Brescia për në Verona.
Sigal