Shqiptari i çan kafkën gruas duke e goditur 7 herë me thikë

427
Mediat greke kanë zbardhur detaje horror nga krimi në familje që ka tronditur shtetin fqinj, ku një shqiptar vrau me thikë bashkëshorten greke dhe u largua në drejtim të paditur së bashku me djalin e mitur.
Klodi Lesi është në kërkim që prej ditës së djeshme, ndërsa sot, mediat greke kanë zbardhur detaje nga krimi i kobshëm. Kështu, sipas “Zougla¬s”, shqiptari Klodi Lesi e ka goditur me thikë gruan e tij 7 herë. Goditjen e fundit ia dha në kokë, ku iu thye edhe thika. Policia thotë se pjesa metalike e thikës mbeti në kafkën e viktimës. Krimi makabër ndodhi në guzhinën e banesës. Më pas, Lesi ka marrë djalin e mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, fqinjët e shqiptarit dhe shtetases greke janë shprehur të tronditur nga ngjarja.
E gjithë skena ndodhi në prani të fëmijës, që shqiptari e ka marrë me vete në arrati. Sipas fqinjëve, shqiptari kishte kohë që ishte i papunë, dhe ndonjëherë kryente punë sezonale në sitet turistike. Policia greke është vënë nën alarm, pasi nuk dihet fati i djalit të mitur. Menjëherë janë marrë pasa për përforcime në kufirin greko¬shqiptar, pasi dyshohet se Klodi Lesi mund të arratiset në vendin tonë.
Sigal