Shqiptari humb jetën në Itali, la pas 2 vajza të vogla, për pak ditë udhëtonte drejt atdheut

465
Gentian Caka quhet shqiptari që humbi jetën në një aksident në Itali, në komunën Fondi.
Ai ishte duke udhëtuar me një motor, në rrugën “Diversivo Acquachiara”, kur pranë kryqëzimit me rrugën “Capocroce”, është goditur nga nja kamion.
Përplasja ka qenë aq e fortë, sa shqiptari ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa policia italiane ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Shqiptari 34 vjeçari Gentian Caka ishte duke lëvizur me një motor “scutër” në momentin që pësoi aksidentin që i mori jetën.
Mediat italiane shkruajnë se ai ka qenë i martuar dhe ka pasur dy vajza, një vajzë tetëvjeçare dhe një tjetër më të vogël, ndërsa po planifikonte të largohej për ditë pushime në atdheun e tij.
“Dhimbje dhe shqetësim jo vetëm në komunitetin shqiptar në Fondi, por edhe në mesin e qytetarëve që tani kanë frikë të lëvizin në rrugën Diversivo Acquachiara, pasi e quajnë si një vrasës të vërtetë rrugor. Caka gjithashtu la dy prindër të rinj dhe dy motra, të dyja banojnë në Fondi.
Sigal