Shqiptari hidhet dy herë nga trageti. Ja çfarë i ndodhi herën e tretë

127
Udhëtonte në tragetin e linjës “St. Damian” që ishte nisur nga porti i Vlorës dhe ishte futur tashmë në ujërat e Brindizit, kur ra në ujë. Protagonist i kësaj ngjarje është një shqiptar në të 30 -at, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Me ndërhyrjen e autoriteteve të kapitenerisë së portit u nxor nga uji dhe me të mbërritur në tokë u transportua me ambulancë drejt spitalit. Pasi u siguruan se ishte shëndoshë e mirë, policia kufitare zbuloi se 30-vjeçari nuk plotësonte kushtet për të hyrë në Itali, ndaj e rikthyen

mbrapsht duke e hipur në traget për në Shqipëri.

Por disa orë më vonë, komandoja e bordit të “St Damian” u detyrua që të rikontaktonte kapitenerinë për ta njoftuar se shqiptari, duke përtuar nga errësira ishte rihedhur në det. Kështu u desh zbarkimi i rojes kufitare për të kërkuar 30-vjeçarin, i cili u gjet pas rreth 30 minutash. Ai u ngjit sërish në traget, për tu kthyer në Shqipëri.