Shqiptari bën lidhje të jashtëligjshme për të vjedhur gazin

482
Nuk janë të rralla rastet kur shqiptarët në botë bëhen pjesë e kronikës së zezë për arsye nga më të çuditshmet. Këtë herë një 52-vjeçar në Genova të Italisë ka bërë një gjë të paimagjinueshme. Shtetasi shqiptar me inicialet B.K., është shoqëruar në Polici pasi rezulton se vidhte gaz. Shqiptari kishte krijuar një lidhje të jashtëligjshme. Kjo u zbulua pasi teknikët e kompanisë për shpërndarjen e gazit krijuar dyshime për një rrjedhje gazi. Emigranti shqiptar, pa precedent kriminal, tashmë me këtë veprim që ka rrezikuar të shkaktojë edhe ndonjë shpërthim, ka futur veten në telashe.
Sigal