Shqiptari befason nga burgu, prokuroria greke: Planifikonte arratisjen me skype, çfarë iu gjet në qeli

618
Një shqiptar, i cili vuan dënimin në një burg të Trikalas kishte planifikuar arratisjen. Të paktën kështu shkruajnë mediat greke.
Mësohet se Fabio Dushku, një emër i njohur për publikun shqiptar, pasi është shok i Pëllumb Marnikollaj, shqiptari që humbi jetën në rrethana misterioze në këtë burg. Sipas prokurorisë greke, Dushku thuhet se po planifikonte arratisjen, pasi në dhomë iu gjetën 3 laptopë, celularë dhe thika.
Po ashtu bëhet e ditur se në momentin e kontrollit, Fabio Dushku po fliste në Skype. Polica greke e ka cilësuar skandal fakti që Dushku kishte në qeli këto objekte. Mes të tjerash thuhet se shqiptari ishte në bashkëpunim me terroristët e ‘Pirines tis Fotias’, ndërsa thuhet se si plan arratisje ishte që të shembej muri i burgut.
Sigal