Shqiptari, baba i tre fëmijëve digjet i gjallë në vendin e punës!

121
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Greqi, ku një shtetas shqiptar i moshës 45 vjeçare ka humbur jetën teksa po punonte.

Ngjarja ndodhi në Volos, ku një vatër e fuqishme zjarri përfshiu ish kompleksin frigoriferik “Alexopoulos” e për pasojë i mori jetën shqiptarit.

Identiteti i shtetasit shqiptar nuk është bërë me dije nga media lokale, por ajo që mësohet është se 45 vjeçari ishte babai i tre fëmijëve dhe punonte si saldator.

Shkaku i shpërthimit në flakë të godinës mbetet ende i paqartë.

Për më tepër ndiqni fotot e mëposhtme: