Shqiptari arrestohet në kufi me Slloveninë, kapet me 4 klandestinë

513
Shqiptari A.A 23 vjeç është arrestuar nga policia doganore italiane në pikën kufitare Fernetti, në provincën e Triestes ndërsa po kalonte kufirin mes Sllovenisë e Italisë.
Akuza ndaj tij është favorizim i emigracionit klandestin.
Në automjetin e tij të tipit Merceds Benz, po udhëtonin katër shqiptarë të moshës nga 23-46 vjec e pa asnjë dokument identifikimi.
Dy prej tyre policia italiane në bazë të marrëveshjeve dypalëshe me Slloveninë i ka rithyer në këtë shtet, ndërsa ndaj shqiptarit A.A 23 vjec është ekzekutuar urdhëri i arrestimit në burgun e Triestes.
Makina Mercedes Benz është vënë nën sekuestrimin e policisë italiane, ndërsa po hetohet ende mbi zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Sigal