Shqiptarët, kapo të trafikut të drogës në Europë. Arrestohen 15 në Angli e Itali

1073
Shkatërrohet një rrjet kriminal në Angli, të cilët trafikonin lëndë narkotike. Në kuadër të një operacioni i cili u zhvillua nga Policia e Britanisë, janë arrestuar 21 pjesëtar të grupit që merrej me trafikim të jashtëligjshëm droge, ku 10 prej tyre ishin me kombësi shqiptare. Policia e zhvilloi operacionin dje në orët e para të mëngjesit në 17 adresa në Mançester, Salford, Trafford dhe në veri të Uellsit. Pas arrestimit të bandës, e cila dyshohet se furnizonte qytetet kryesore të Britanisë me drogë, janë sekuestruar 8 kg kokainë, dy armë zjarri, municione dhe një silenciator. Ky operacion vjen pas 8 muajsh hetime intensive ndaj rrjetit të trafikantëve që kryenin veprimtari të pa ligjshme. Pjesë e të arrestuarve ishin edhe 3 femra, ku njëra prej tyre me kombësi shqiptare. Ndërkohë të gjithë u morën në pyetje nga policia pasi u arrestuan për shpërndarje droge, mbajtje të armëve të zjarrit dhe veprave të paligjshme të imigracionit. Kjo bandë dyshohet se drejtohet nga shtetas shqiptarë.
Mes 10 shqiptarëve, dhe një femër
1. Thanas Troka (06.01.1978), i akuzuar për furnizim dhe shpërndarje kokaine
2. Gentjan Baro (24.08.1988), për posedim të dokumenteve të falsifikuara
3. Mevlan Gjeta (12.07.1982), akuzuar për posedim me qëllim shpërndarje dhe furnizim kokaine dhe pastrim parash
4. Fatjon Biraj (08.12.1983), akuzohet për posedim të dokumenteve të falsifikuara
5. Orseta Kraja (22.11.1987) akuzohet për përdorim dokumentesh të falsifikuara
6. Edrion Lazi (15.02.1984), i akuzuar për posedim me qëllim shpërndarje kokaine
7. Edvin Dervishi (02.02.1984), i akuzuar për posedim me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes së kokainës dhe
përdorim të dokumenteve false.
8. Nehat Elshani (02.02.1978), akuzohet për furnizimin me kokainë, posedim me qëllim shpërndarje
9. Elton Kalemi (24.07.1986), ka qenë i ngarkuar me furnizimin me kokainë, posedimin me qëllim për ta shpërndarë,
pastrim parash dhe posedim dokumentesh false
10. Shkembi Doci (05.08.1988), i ngarkuar me furnizimin me kokainë dhe posedim me qëllim shpërndarje. 
Ndërkohë 5 shqiptarë të tjerë kanë përfunduar në prangat e Policisë Italiane, në Cesenatico , pas nje operacion të madh të antidrogës. Mësohet se shënjestër e policisë, ka qenë një bandë shqiptare e strukturuar në shitjen e kokainës në të gjithë bregdetin e Italisë. Shqiptarët e arrestuar janë 
Bledian Topi, 33 vjeç. Migel Myrto, 28 vjeç, Ylli Breti, Fatmir Nika, 35 vjeç dhe Ervin Gjalma, 29 vjeç. Ndërsa gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për një grua 48-vjeçare emri i së cilës nuk dihet, por punonte në banesën e Fatmir Nikës dhe Ervin Gjalmës, për përgatitjen e drogës. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë një grup prej 17 shqiptarësh, pjesë e tyre edhe një femër, u arrestuar po në Itali , pasi rezultonin si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Shtetasit shqiptarë të arrestuar, akuzoheshin për lidhje me krimin dhe trafik droge, të përqendruar kryesisht në Romë.
Sigal