Shqipëria rrugë kalimi për klandestinët, ndalohen 9 emigrantë

497
Sigal

Janë ndaluar nga policia 9 emigrantë klandestin 5 prej të cilëve janë palestinezë dhe 4 të tjerë algjerianë.

Emigrantet jane kapur ne fshatin Vishotice të Korçës. Bëhet fjalë për 9 persona të gjinise mashkullore midis tyre dy minoren.

Bëhet e ditur fjithashtu se pas marrjes së deklaratës nga ana e policisë, emigrantët janë nisur drejt Tiranës.

Ky nuk është rasti i parë që emigrantët e ardhur kryesisht nga vendet e lindjes të zgjedhin territorin shiptar si pikë kalimi drejt shteteve perëndimore.