Shqipëria i kërkon Kosovës “tezen e kokainës”…ja kimistja e Çelës

424
Sigal

TIRANE – Shqipëria kërkon ekstradimin e Valentina Tufinës, 50-vjeçares që njihet më nofkën “tezja e kokainës”, pjesë e rrjetit të fuqishëm të trafikut të drogës nga Amerika Latine në Europë, duke përdorur tranzit Shqipërinë e Kosovën.

50-vjeçarja me shtetësi amerikane u arrestua në qershor të këtij viti në Kosovë në kuadër të operacionit të përbashkët që u mor bashkë me policinë shqiptare dhe që u finalizua me shkatërrimin e laboratorit të kokainës në Fushë-Kuqe dhe atij në Pejë.

Pas kërkesës së palës shqiptare, Interpol e ka shfaqur Valetina Tufinën në mesin e personave të kërkuar për llogari të vendit tonë, pasi të mbyllet gjykimi nga pala kosovare.
Nga hetimet e kryera për këtë rrjet, rezulton se Tufina administronte sasinë dhe çmimet e kokainës e heroines, por jo vetëm kaq. Për shkak të profesionit si inxhiniere kimiste, sipas akuzës, ajo shikonte cilësinë e kokainës dhe merrej me përzierjen e tyre.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tufina kishte rol kyç në rrjetin e trafikut të goditur në qershor të këtij viti, ku janë kryer arrestime si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë, ndërsa Gëzim Çela i konsideruar si “baroni i drogë” vijon të jetë në kërkim.

Çela për një periudhë të gjatë ka qenë nën hetim nga Krimet e Rënda, pasi dyshohet se trafikonte kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Shqipërisë dhe Kosovës. Nëpërmjet ngarkesave që vinin në adresë të tij, furnizoheshin dhe grupe të tjera në vend, emë pas kokaina tregtohej nga shpërndarësit tek klientët VIP. Pjesë e këtij grupi u arrestuan Kujtim Çelaj, Renald Hysolli, Valentina Tufina si dhe tre shtetas kosovarë.