Shqipëria eksporton tonelata marijuanë në Evropë, në prag të qershorit të negociatave

511
Petraq Barjami
Ndërsa Policia e Shtetit angazhon dhjetëra policë të ruajnë godinën e gjykatës revolta e popullit…
Shqipëria në qershor pret me ankth vendimin që do të marrë Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave. Kancelarja Merkel, si edhe deputetët gjermanë ia bënë të qartë kryeministrit Rama, gjatë lobimit që bëri para pak ditësh, se Shqipëria ende nuk po lufton krimin e organizuar dhe trafiqet ndërkombëtare.
Sërish dje 2 ton marijuanë u “eksportuan “ për në Itali
Dje, policia e Italisë kapi sërish një skaf, ku ishin 2 ton marijuhanë. Lidhur me këtë operacion, mediat italiane raportuan se lënda narkotike ishte ngarkuar në një mjet lundrues në Shqipëri dhe kishte destinacion tregun italian. Operacioni u zhvillua gjatë natës në det, dhe pas disa minuta ndjekjeje, autoritetet italiane arritën të bllokonin mjetin pranë Salentos. Përveç sasisë së madhe të drogës, 4 shqiptarëve iu sekuestrua edhe një kallashnikov. Katër të dyshuarit, ku deri më tani është mësuar vetëm identitetit i njërit prej tyre, konkretisht i të shumëkërkuarit Saimir Çarku, do të përballen me drejtësinë italiane për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Saimir Çarku, nga Kavaja është një nga katër trafikantët e arrestuar këtë të hënë gjatë operacionit të Guardia Di Finanza në Adriatik ku u sekuestruan 2 ton marijuanë. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Policisë së Shtetit. Emri i tij, nuk është i panjohur për policinë shqiptare, pasi prej muajsh ai është shpallur person në kërkim, për shkak se dyshohet si anëtar i një rrjeti të fuqishëm trafiku droge nga Shqipëria drejt vendit fqinj. 
Ndërkohë, Policia e Shtetit në ruajtje të gjykatës, ku u gjykuan protestuesit kuksianë
Përditë “eksportohen” tonelata me hashash dhe marijuanë nga brigjet e Shqipërisë drejt Mesdheut, shteteve evropiane. Shteti shqiptar është i pamundur të ruajë dot bregun detar, edhe pse është anëtar i NATO-s. Ndërkohë, që Policia e Shtetit angazhon dhjetëra policë të ruajnë godinën e gjykatës ku zhvillohej gjykimi i protestuesve kuksianë, nga frika e reagimit të popullit. Policia e Shtetit është e pa zonja që të kontrollojë bregdetin, të gjejë ku janë depot, tunelet e ruajtjes së tonelatave të hashashit, ndërkohë, që “eksportimi” i përditshëm i dhjetëra tonelatave hashash dhe marijuanë dëshmon se policia e shtetit nuk mundi as të luftojë kultivimin e gjerë të saj. Ose, e kundërta. Tonelatat e “eksportit” të përditshëm të hashashit dhe marijuanës janë provë e pakundërshtueshme e bashkëpunimit të drejtuesve të Policisë së Shtetit me trafikantët ndërkombëtarë të drogës. 
Drogë nga Shqipëria në Greqi, bien në pranga 3 trafikantë shqiptarë
Tre shtetas shqiptarë, të moshës 25, 41 dhe 49 vjeç janë arrestuar në Athinë. Ata akuzohen se sillnin nga Shqipëria dhe trafikonin në tregun grek sasi të mëdha kanabisi. Dy të parët u arrestuan herët në mëngjes, në Peristeri, pas kontrollit që ushtroi një patrullë e policisë në mjetin e tyre që ndodhej i parkuar. Brenda mjetit, që ishte në pronësi të 49-vjeçarit, u gjetën 45 kilogramë kanabis. Pasdite, në Megara jashtë Athinës, u arrestua edhe pronari i mjetit. Policia thotë që pas hetimeve është verifikuar se ata të tre janë pjesë e një organizate kriminale që importonte nga Shqipëria dhe pastaj magazinonte dhe trafikonte në Greqi sasi të mëdha kanabisi të papërpunuar. Tre të arrestuarit u dërguan në prokurori, dhe më pas u lanë në duar të hetuesisë për hetime të mëtejshme.
Sigal