Shqipëria e treta me 52 389 shqipëtar të burgosur në Itali

397
Në vend të 3-të për personat me kombësi të huaj që vuajnë dënimin në burgjet e Italisë renditet Shqipëria. Lajmi është publikuar nga Ministria e Drejtësisë Italiane e cila e rendit të parin vendin tonë mes komuniteteve të vendeve Europiane për përqindjen më të lartë të të dënuarve në Itali.
Statistikat e fundit tregojnë se 52 389 persona vuajnë dënimin e shkeljes së ligjit në burgjet Italiane, të dhëna këto të përditësuara më 31 gusht 2015. 17 304 prej tyre janë nënshtetas me kombësi të huaj. 13.7 % Përgjithësisht janë 2370 shqiptarë të mbyllur në institutet italiane të vuajtjes së dënimit mes të cilëve 21 janë femra e 2349 meshkuj 
.
Mbi 464 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë në Itali nga të dhënat e të dhënat e drejtësisë italiane vërtetojnë se në çdo 100 mijë shqiptarë 518 janë të burgosur, duke lënë pas vende si Rumania, komuniteti i së cilës në Itali është mbi 930 mijë banorë e në çdo 100 mijë prej tyre vetëm 309 persona rezultojnë të burgosur.
Shqipërisë ja kalon kështu vetëm Maroku me rreth 708 persona të dënuar në një komunitet prej 426 mijë banorë rezidentë në territorin italian. Prostitucioni grabitja,krimi në familje janë motivet kryesire për të cilat ata vuajnë dënimin. 
Sigal