Shqipëria dorëzon në Hagë dosjen për ekstradimin e Frrokut

418
Ambasada e Shqipërisë në Holandë u ka dorëzuar autoriteteve holandeze kërkesën zyrtare për ekstradimin e Arben Frrokut. Për ekstradimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Holanda kërkoi dosjen e Frrokut për të nisur më pas procedurat. Ndërkohë dje, Frroku doli para gjykatës e cila dha për të masën e sigurisë arrest me burg. Arben Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj. 47-vjeçaru u shpall në kërkim në Shqipëri në korrik 2015, pasi gjykata e Apelit e shpalli fajtor për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj në shkurt 2013. Frroku arriti të arratisej për shkak se tre muaj më herët, Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda e kishte shpallur të pafajshëm. Arratisja 9-mujore e Frrokut përfundoi më 9 mars në Amsterdam, ku u kap nga autoritetet holandez me pasaportë greke të falsifikuar.
Sigal