Shpërthimi te Inxhinieria e Ndërtimit, zbulohet shkaku i shkatërrimit të fast-food-it (Foto)

553
Një shpërthim i fortë ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të sotëm pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, në kryeqytet.
Sipas të dhënave të para të policisë, shpërthimi ndodhi rreth orës 04:20. Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit të fortë është dëmtuar një dyqan “Fast food”, i cili ndodhej në katin e parë të një pallati.

Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij “Fast food-i”.

Nga ana e policisë është ngjitur grupi hetimor, dhe po punon për saktësimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 08.07.2017, rreth orës 04:20, në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur njoftim për shpërthim përballë Inxhinierisë së Ndërtimit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur Shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar një dyqan ushqimi të shpejt i cili ishte i dëmtuar.
Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij fast food.
Grupi hetimor po punon për saktësimin dhe dokumentimin e ngjarjes.
Sigal