Shpërthimi në Velipojë, mjeku tregon gjendjen e të plagosurve: Babë e bir…

517
Pak minuta pasi kanë mbërritur në repartin e djegie plastikës në QSUT, mjekët tregojnë edhe gjendjen e pronarit të restorantit në Velipojë dhe djalit të tij që u dogjën nga shpërthimi i shkaktuar nga rrjedhja e gazit në një çisternë 1 mijë litërshe që e përdornin në kuzhinë.
Sipas mjekut, Gjergji Belba gjendja e të dyve është kritike. Ai thotë se të dy të plagosurt kanë plagë të thella në trup dhe djegie në të gjithë sipërfaqen e trupit.

“Kanë djegie në gjithë sipërfaqen trupore, gjendja paraqitet kritike. Po bëjmë ekzaminimet e para laboratorike por edhe mjekimin intensiv të tyre. Janë koshientë por po i mbajmë edhe me qetësues”,- konfirmoi Belba
Sigal