Shpërthimi në katin e pestë, tritoli iu vendos shtëpisë së Naim Koçarit

441
Lënda plasëse që shpërtheu mbrëmë në një pallat në rrugën Margarita Tutulani në Tiranë të Re i ishte vendosur banesës së shtetasit Naim Koçari. Policia thotë se nuk ka të lënduar nga shpërthimi, por vetëm dëme materiale. Polica ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Të njëjtat burime thonë se nga shpërthimi është dëmtuar edhe ashensori i pallatit, dyer e dritare.
Ndërkohë pak orë pas vendosjes së sasisë së eksplozivit në pallat, policia ka sekuestruar kamerën e një pallati që ka mundur të fikësojë momentin e vendosjes së eksplozivit. Në kamera duket një person i maskuar, i veshur me të zeza, i cili vendos afër banesës së shtetasit Naim Kocari një sasi lende eksplozive të tipit tritol, të lidhur me një fitil. Pas kësaj ai është larguar me shpejtësi. Në momentin e shpërthimit në korridor ka qenë dhe një banore e pallatit e cila nga forca shpërthyese është përplasur pas një dere dhe është rrëzuar. Sakaq, policia ka marrë në pyetje pronarin e banesës ku iu vendos tritoli, i cili ka deklaruar të mos ketë konflikte me asnjë person. Po ashtu janë pyetur edhe banorët e pallatit.
Sigal