Shpërthimi në farmacinë e Tahirit, Prokuroria: Admir Tafili s’ka asnjë lidhje

455
Grupi kriminal i cili përbëhet nga 13 persona dhe drejtohej nga burgu nga Admir Tafili nuk ka lidhje me shpërthimet e ndodhura më 10 shkurt 2015 në Tiranë, njëri prej tyre në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Prokuroria e Përgjithshme përjashton lidhjen e tij me shpërthimet. Në një deklaratë për shtyp prokuroria informoi se: “Fillimisht, këta shtetas dyshoheshin se mund të ishin organizatorë të disa shpërthimeve me tritol ose të mbetura në tentativë, të ndodhura në dt. 10.02.2015 në Tiranë.
Por, nga hetimi i deritanishëm, nuk është arritur të provohej se këta shtetas kanë lidhje me këto shpërthime dhe për dy prej atyre episodeve aktualisht Prokuroria për Krime të Rënda po heton në gjendje “arresti me burg” disa shtetas të tjerë. Gjithësesi, në vijim të hetimeve, u arrit të zbulohej ky grup, i cili merrte porosi dhe kryente vrasje kundrejt pagesave.”
Për shpërthimin në farmacinë e Tahirit është arrestuar Vladimir Gjuta. Ai akuzohët si kreu i një grupi prej 7 personash për krijim të grupit të struktuaruar kriminal dhë vepra më qëllime terroriste. 35 vjecari u arrestua më 18 qershor 2015 ndërsa udhëtonte drejt Kukësit. Ai dyshohët së është përsoni që porositi vendosjen e eksplozivit në farmacinë e babit të ministrit t të Brendshëm Sajmir Tahiri.
Sigal