Shpërthimi në “Don Bosko”, Prokuroria zbardh të dhënat e para: Ja si ndodhi ngjarja

489
Prokuroria e Tiranës zbardh detaje nga shpërthimi i bombolës së gazit në ëmbëltoren te rruga “Don Bosko” që la 21 të plagosur, mes tyre klientë, personel, kalimtarë të rastësishëm dhe banorë të zonës. Sipas hetimeve paraprake, një nga punonjësit e lokalit (bar kafe ëmbëltore) nuk ka mundur të hapë dot rubinetin e bombolës dhe i ka kërkuar ndihmë pronarit Avdullah Dervishi. 

Në këtë moment ai ka konstatuar se ka pasur rrjedhje gazi dha ka thirrur me zë të lartë që të ulen automatet e rrjetit elektrik. Në këtë moment, – sqaron prokuroria, – ka ndodhur edhe shpërthimi i fuqishëm. Prokuroria thotë se do të jetë ekspertimi teknik ai që do të zbulojë se çfarë e shkaktoi shpërthimin e bombolës. Prokuroria thekson faktin se në ëmbëltore kishte edhe 6 bombola gazi të përmasave të ndryshme të cilat fatmirësisht nuk shpërthyen, duke shmangur kështu një ngjarje edhe më tragjike. Ngjitur me murin e këtij lokali, thotë organi i akuzës, ishin 2 soba gazi gatimi, pranë tyre tuba impianti të shpërndarjes së gazit.
Sigal