Shpërthimi i tritolit në Tiranë, ja detajet e reja

453
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në shkallën e parë, ngjitur me banesën e ish-drejtorit të Postës së Dibrës, Naim Kaçorri. Ekspertët përcaktuan se lënda plasëse është vënë pranë derës së Kaçorrit, por ende nuk dihet objektivi i saktë i shpërthimit. Të afërm të kësaj familje kanë thënë se nuk kanë ndonjë konflikt. Por burime të policisë thanë se djali i madh i Kaçorrit iu ka pohuar hetuesve se disa ditë më parë kishte parë në pallat një person me bluzë jeshile. Sapo është diktuar prej tyre, sipas rrëfimit të Kaçorrit, personi është larguar me shpejtësi. Inspektorët e krimeve po kërkojnë pamjet e kamerave të sigurisë së një objekti pranë vendit të ngjarjes, pasi mendohet se ato kanë regjistruar lëvizjet e autorit të mundshëm. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që autorët të kenë ngatërruar objektiv dhe po verifikohen edhe pista të tjera në lidhje me ngjarjen. Sipas ekspertëve, sasia e lëndës plasëse që shpërtheu pranë derës së Kaçorrit është përcaktuar të ishte mbi 300 gramë.
Sigal