Shpërthimi i gazit: 9 persona në terapi intensive, nga Korça vijonë me helikopter edhe 2 të tjerë

421
TIRANË- 33 persona rrezikuan të digjeshin të gjallë brenda ambienteve të lokalit të fshatit Beragozhd, pak kilometra larg Pogradecit, kur shpërtheu bombola e gazit e cila përdorej për ngrohje.
Dy pacintë nga Korça transportohen me helikopter drejt QSUT. Gjendja e dy pacintëve që ndodheshin në spitalin e Korçës pas plagosjes me bombol gazi, është përkeqësuar. Ata janë transportuar sot me urgjencë drejt QSUT-së, me helikopter. Kështu në pavionin e djegieve në QSUT bëhen 25 pacientë.
Shefi i pavionit të djegieve: Më rëndë një 14 vjecar, nuk rekomandojmë transport jashtë vendit
Shefi i pavionit të djegieve në QSUT, deklaroi se po bëhet gjithçka për trajtimin e personave të plagosur mbrëmë në Beragozhd të Pogradecit, pas shpërthimit të një bombole gazi në lokal.
Shpërthimi i gazit, arrestohet pronari i lokalit
Policia e Pogradecit ka arrestuar mëngjesin e sotëm pronarin e lokalit ku ndodhi shpërthimi, mbi të cilin rëndon akuza “Për plagosje të rëndë nga pakujdesia” dhe për “Për shkelje të rregullave për lendët plasëse”. Ai është Romario Muçka, 20 vjeç.
Sigal