Shpërthimi i bombolës në Beragozhd, Prokuroria kërkon arrest me burg për pronarin e lokalit

470
Gjykata ka lënë në arrest me burg për 40 ditë pronarin e lokalit në fshatin Beragozhd të Pogradecit lidhur me shpërthimin e bombolës që la të plagosur 30 persona. Në seancën e zhvilluar ku u dha masa e sigurisë për 20-vjeçarin, Romario Muçka, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për ta lënë në burg 40 ditë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e “plagosjes së rëndë nga pakujdesia” dhe “shkelje e rregullave për lëndët plasëse”. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 1 shkurtit. Dyshohet se shpërthimi ndodhi për shkak të rrjedhjes së gazit të një bombole gazi brenda në lokal ku ishte ndezur dhe një sobë me dru. Nga 30 të plagosurit, 25 prej tyre u trajtuan në QSUT.
Sigal