Shpërthim në Bregun e Lumit, plagosen dy fëmijë

454
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku dy fëmijë kanë mbetur të plagosur. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:30, në breg të lumit, afër Institutit Buqësor disa fëmijë kanë ndezur një zjarr duke përdorur mbeturina, ku si pasojë e ndezjes së mbeturinave, është krijuar një shpërthim e cili ka sjellë plagosjen e A. T., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe A. K., 12 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore si dhe grupi hetimor ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes, rezulton se dy personat e plagosur kanë ndezur disa mbeturina të hedhura në bregun e lumit ku për pasojë ka ndodhur një shpërthim për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e shpërthimit janë plagosur lehtë shtetasit A. T. dhe A. K. të cilët morën mjekimin në Spitalin Ushtarak.
Sigal