Shpërthim me minë në Kombinat, kush është pronari i banesës

619
Një shpërthim ka ndodhur në një banesë në zonën e Kombinatit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nga të dhënat e para mësohet se i është vënë një minë te dera e banesës shtetasit Klaudio Uka. Ndërkohë, nga shpërthimi janë shënuar vetëm dëme material, dhe fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.
Nga Policia ende nuk ka të dhëna rreth autorëve të mundshëm të shpërthimit, dhe shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje.
Sigal