Shpërthim me eksploziv në Tiranë, zbulohet shënjestra

673
Një djalë i ri, 29-vjeç ka qene shënjestra e një sulmi me eksploziv të ndodhur gjatë orëve të natës. Policia e kryeqytetit bën me dije se rreth orës 01:30, në rrugën “Fransua Pukvil”, në Shkozë, i është vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive në derën e banesës shtetasit, K.M., 29 vjeç.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, por policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per vepren penale “Shkaterrim prone me eksploziv” parashikuar nga neni 152, i Kodit Penal.
Sigal