Shpërthim me eksploziv në një biznes në Krujë, shkatërrohet objekti

513
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një biznes në Krujë. Sipas të dhënave të para shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:45 në një dyqan në pronësi të Gëzim Metës në fshatin Nikël të Krujës. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar vetëm dëme të mëdha materiale.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa ka marrë në pyetje edhe pronarin për të zbuluar nëse ka konflikte të mundshme që mund të kenë çuar në këtë akt kriminal.
Sigal