Shpërthim me eksploziv në banesën e policit në Fushë Krujë (Emri)

543
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në oborrin e një banese 3-katëshe në Fushë-Krujë, në pronësi të një punonjësi policie.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 05:00, në banesën e punonjësit të policisë që shërben në Komisariatin e Kamzës, Fatmir Isufi.
Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.12.2017, në Fushë-Krujë ,gjatë natës në oborrin e pronës private 3-katëshe (banesë dhe biznes) të shtetasit F.I. ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, shkaqet e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Sigal