Shpërthim i fuqishëm në një lagje të Korçës nga bombola e gazit

61
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se rreth mesditës në banesë ne 63-vjeçarit me inicialet E. P., ka shpërthyer një bombol gazi.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se bombola ka shpërthyer aksidentalisht, ku për pasojë ka marrë djegie trupore pronari i banesës i cili është dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.