Shpërthim i fuqishëm me eksploziv në Fier, hidhet në erë godina 4-katëshe

571
Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka tronditur qytetin e Fierit: një godinë 4-katëshe është është hedhur në erë.
IKMT ka prishur kështu sot, objektin e katërt me shpërthim të kontrolluar në Fier, në kuadrin e rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qëndrës së Fierit.
Objekti ishte i lartë 4 kate dhe specialistët e IKMT hapën në trupin e tij 400 furnella (vrima) ku vendosën 8 kilogramë lëndë shpërthyese.
Për mbrojtjen e objekteve që ndodheshin pranë nga shpërthimi, u vendosën 3 mijë thasë me rërë.
IKMT u bëri thirrje pronarëve të objekteve pranë objektit që do të prishej të mbanin hapur dyert dhe dritaret për të shmangur dëmtimet nga vala shpërthyese.
Sigal