Shpërthim eksplozivi në hyrje të një lokali në Krujë

435
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në hyrje të një lokali në Krastë rreth orës 00:23. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. 

Bar- Restoranti është në pronësi të shtetasit M.V. 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet policore. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në përcaktimin e sasisë dhe llojin e lëndës plasëse po kryhen veprime nga ekspertët antieksploziv. Është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal