Shpërthim eksplozivi në banesën e 36-vjeçarit me precedent penal

414
Një shpërthim eksplozivi është dëgjuar pranë banesës së një 36-vjeçari me precedent të mëparshëm penalë. Shpërthimi me eksploziv ka ndodhur në një banesë në fshatin Geps të Krujës, pas mesnatës, rreth orës 01:56. Persona të paidentifikuar kanë hedhur kallëp eksplozivi pranë banesës së 36-vjeçarit R.Tema. Uniformat blu bëjnë me dije se nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, e për pasojë është thyer xhami i fuoristradës Mercedes ML me targa AA 510 CB në pronësi të tij. Aktualisht ngjarja është duke u hetuar lidhur me identifikimin e autorëve dhe vënien në pranga.
Sigal