Shpërthen në mes të qytetit makina e inspektores së Drejtorisë Arsimore Rajonale (Emri)

419
Një makinë tip “Wolkswagen”, ka shpërthyer në zonën e njohur të “Dollarit” në qytetin e Shkodrës. Referuar të dhënave fillestare të policisë, siç mëson BalkanWeb shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një problem elektrik.
Të njëjtat burime saktësojnë se mjeti tip “Wolkswagen” i përket një inspektoreje të Drejtorisë Arsimore Rajonale në Shkodër, Frifa Kopliku. Megjithatë policia po heton për të zbardhur të plota shkaqet e zjarrit në mjetin e drejtoreshësh së DAR.
Informacion Paraprak 
Më datë 11.10.2017, rreth orës 00:50, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative se në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër, në rrugë është dëgjuar një shpërthim i lehtë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës ku kanë konstatur se:
Si pasojë e shpërthimit kishte marrë flakë mjeti tip Wolkswagen në pronësi të shtetases F. K. 60 vjeçe, banuese në lagjen “Vojo Kushi”, me detyrë Inspektore në Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër.
Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur fikjen e zjarrit.
Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje dyshohet se ka patur një shpërthim të lehtë poshtë mjetit i cili ka qënë i parkuar dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë.
Automjeti është dëmtuar lehtë në pjesën e prapme, dhe nuk ka patur dëme në njerëz.
Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal