Shpërthen bombula e gazit, digjet një apartament në Shkodër

512
Një apartament është shkrumbuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Xhabiaj’ të këtij qyteti. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të lokalizuar flakët, të cilat rrezikonin dhe ndërtesat përreth. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga zjarri por vetëm dëme materiale, vlera e të cilave llogaritet në miliona lekë. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombule gazi, ndërkohë që blutë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të tyre. 
Sigal