Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

505
Një shpërthim ka ndodhur në Vlorë paraditen e sotme, duke rrezikuar jetën e një familje të tërë. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 10:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “Kushtrim”, në një pallat ka shpërthyer një bombël gazi.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se në katin e gjashtë të pallatit, në banesën e shtetasit V.S., 60 vjeç, ka shpërthyer një bombël gazi e për pasojë ka marrë flakë banesa dhe janë dëmtuar orenditë shtëpiake.
Fatmirësisht nuk ka shtetas të dëmtuar por vetëm dëme materiale. Zjarrëfiksja ka bërë shuarjen e flakëve të zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Sigal