Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

461
Një banesë është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr 16, pranë Xhamisë së Re, në banesën e shtetasit A.S, 46 vjeç. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e patrullës, zjarrfikëses dhe ambulancës. Nga të dhënat paraprake,mësohet se nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Sigal