Shpërthen bomba në motoçikletë në Stamboll, plagosen 10 persona

523
Sigal

Gazeta Telegraf/

Plagosen 10 persona,  njëri nga të cilët, siç pohoi në “Twitter”
guvernatori Vasip Shahin, është në gjendje kritike për jetën. Policia u vu në
kërkim të personit që është parë të largohet nga zona e sulmit, pasi kishte
vendosur aty motoçikletën që do të shpërthente pak më vonë.
Banorët kanë
mbetur të tronditur.“E lëvizëm time shoqe nga banesa. Shtëpia është
dëmtuar shumë. Shumë e vështirë është kjo situatë”, tha Ozgun Bektas, banor i
zonës.
“Unë isha dy blloqe më larg, por shpërthimi
ishte mjaft i fortë, u dëgjua shumë. Në fillim mendova se mos zhurma erdhi nga
aeroporti”, tha Aytac Ernesim, banor.

Askush nuk e ka marrë për momentin përgjegjësinë
e sulmit. Shpërthimi i fundit në Stamboll ishte ai i muajit qershor, kur 45
persona humbën jetën nga sulmi i trefishtë kamikaz në aeroport. Atentati i
atëhershëm rezultoi vepër e Shtetit Islamik.

Pati disa sulme gjatë verës në pjesë të tjera të
Turqisë, më i fundit, ai i muajit gusht në Gaziantep, kushtoi 50 jetë
njerëzish. Autorësia e një pjese të goditjeve që ka marrë vendi kohët e fundit
i është ngarkuar luftëtarëve të ISIS-it, ndërsa faji për disa të tjera ka
rënduar mbi militantët kurdë.