Shpërthen automjeti në parkling, ja si shpëtuan pronari dhe fëmijët e tij

511
Sigal

Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer ditën e sotme në një parking në Rrëshen pasi i është vendosur eksploziv, por ngjarja mund të kishte përmasa tragjike, nëse pronari e mjetit dhe fëmijët e tij do ishin në makinë në momentin e shpërthimit,

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në orët e mesditës së sotme në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Mjeti i përket shtetasit Tonin Gjini, i cili sapo kishte lënë mjetin për të dërguar fëmijët në shkollë.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka pasur edhe dëmtime në banesat përreth duke thyer xhamat e tyre.

Tonin Gjini thuhet se nuk ka asnjë post publik dhe nuk dihen ende arsyet e vendosjes së eksplozivit.