Policia e Tiranës arrestoi sot një 36 vjeçar, që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike, në disa zona të Tiranës.
Shtetasi F.M u ndalua nga policia me dyshimet se shpërndante kokainë dhe heroinë në zonat e Yzberishtit, Selitës, Astirit dhe Kombinatit.
Burime policore bëjnë të ditur se kanë sekuestruar 34 doza të dyshuar si heroinë dhe 3 të tjera të dyshuara si kokainë.