Shpërndante drogë afër shkollave në Lezhë, arrestohet adoleshenti. Në pranga dhe një 31-vjeçar

537
Dy persona në Lezhë kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për shtije droge. Burime zyrtare nga policia e Lezhës bënë me dije se adoleshenti me inicialet E.F., dhe 31-vjeçarin Anton Koka. Mësohet se adoleshenti shpërndante drogë afër shkollave të qytetit.
NJOFTIMI I POLICISË
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe kapjen e personave në kërkim e vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore. Dy persona në pranga për trafikim të narkotikëve.
Nga specialistët e Seksionit kundër narkotikëve, pas një pune hetimore nisur nga informacione të siguruara në rrugë policore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– E.F. 16 vjeç , banues në Lezhë
Ky shtetas, dyshohet si posedues i rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis – sattiva, të cilën dyshohet se do ta shpërndante në doza të vogla në afërsi të shkollave.
Gjithashtu, po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u bë ekzekutimi i Vendimit Nr. 113 datë 04.04.2018, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetasit :
– Anton Koka, 31 vjeç , banues në Lezhë
Veprat penale në ngarkim të tij , ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 284/2 të Kodit Penal.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Sigal