Shpërndanin kokainë pranë shkollave të Tiranës, 4 të arrestuar (Emrat)

133
Të paktën 4 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë pranë shkollave të kryeqytetit. Në pranga ka përfunduar Përparim Kalbaj, Aleks Kanaci, Aziz Meta dhe Eri Brami. Gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 27.1 gram kokainë dhe 2 makina.