Shpërndanin kanabis, arrestohen 3 persona në afërsi të aeroportit ‘Nënë Tereza’

428
Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona, midis tyre një grua. Gjatë operacionit të koduar “Çokollata”, u arrestuan Oldian Proko, Fatos Velaj dhe Vjosa Çaçi, banorë të Lazaratit. 
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë të informacioneve që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e policisë Qarkut Tiranë se shtetasit e mësipërm mereshin me shpërndaje të lëndësnarkotike tip cannabis sattiva, me datë 09.08.2015 rreth orës 21.00 në afërsi të aeroporit Nënë Tereza në Rinas u bë e mundur kapja e këtyre shtetasve në momentin që po lëviznin me automjetin tip Mercedes Benz taksi me targa AA140 BZ. Pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën 5 kg e 80gram lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva në formë cokollate e nadre në pesë pako”, thuhjet në njoftimin e policisë.
Sipas saj, u bë sekuestrimi i lëndës narkotike me peshë të përgjithshme 5kg e 80 gram cannabis sattiva në formë cokollate të presuar, u sekuestrua gjithashtu automjeti me targë AA140 BZ dhe katër telefona celular.
Ndërsa materialet në ngarkim të shtetasve të arrestuar do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Tiranë për veprime të metejshme hetimore për veprën penale, “Prodhim shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”
Sigal