Shpërdoroi detyrën , arrestohet një ish-noter në Delvinë

450
Një ish-noter ka përfunduar në prangat e policisë së Delvinës, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Në pranga përfundoi Shkëlqim Haxhi, 56 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë. Procedimi penal ndaj tij ka nisur më shumë se një vit më parë, pasi ky shtetas në kohën kur punonte si noter pranë një zyre noteriale në Delvinë, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente me qëllim përfitimi vetjak. Haxhi është dënuar me 4 muaj burg.
Sigal