“Shpërdorim detyre”, arrestohet Gjenerali Syrja Gjoka

437
Sigal

Gjenerali Syrja Gjoka ka përfunduar në prangat e policisë. Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Beratit, Gjoka është përgjegjës për shkatërrimin e 7 objekteve të forcave të Armatosura, pa marrë leje nga strukturat eprore. Gjithashtu, Gjoka akuzohet se ka falsifikuar firmat e disa prej anëtarëve të Komisionit, të cilët do të përcaktonin se cila objekte do të prisheshin. Sipas akuzës, dëmi që ka shkaktuar Gjoka shkon në 6 milion lekë.