Shpallet në kërkim perversi 69 vjeçar në Durrës, bënte veprime të turpshme para fqinjës së mitur

473
Sigal

Një 69-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit pasi dyshohet si autor i veprave të turpshme me një të mitur që sipas grupit hetimor është dhe komshi me autorin.

Mësohet se 69-vjeçari, përfitonte nga mosha e të miturës duke e thirrur atë në momentet kur ndodhej i vetëm në shtëpi, duke kryer veprime të turpshme në sy të saj. Këtë gjë e kanë pikasur familjarët e të miturës, e cila vonohej kur shkonte në shtëpinë 69-vjeçarit dhe pasi kanë folur me fëmijën e tyre, kanë bërë denoncimin në polici.

Njoftimi i Policisë

Më datë 08. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës dhe po punohet për kapjen e shtetasit U. K., vjeç 69, banues në Durrës, për veprën penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.

Kodi Penal

Neni 108

Vepra të turpshme

(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24. 01. 2001; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 01. 03. 2012; shtuar paragrafët me ligjin nr. 144/2013, datë 02. 05. 2013)

Kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet ndaj një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, me të cilin autori ka marrëdhënie familjare, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Përfshirja e qëllimshme si dëshmitar, në veprime me natyrë seksuale, e një të mituri që nuk ka arritur   moshën katërmbëdhjetë vjeç apo i një të mituri që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Propozimi i bërë nga një i rritur, me çdo mjet ose formë, për të takuar një të mitur që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç apo një të mitur që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, me qëllim kryerjen e

ndonjërës nga veprat penale të parashikuara në këtë seksion apo në seksionin VIII të kreut II të këtij Kodi, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.