Shpallet i humbur nga policia britanike, në kërkim 17-vjeçari shqiptar

469
Mediat britanike kanë publikuar foton e një adoleshenti shqiptar të zhdukur prej 11 marsit. Policia është në kërkim të 17-vjecarit Vildan Makshiti i cilpi kërkohet nga familjarët e tij që kanë bërë denoncim për zhdukjen pa gjurmë. Makshiti ka trup të imët dhe flokë të zinj. Policia britanike e East Sussex ka bërë thirrje për ndihmë në gjetjen e tij. “Jemi të shqetësuar për Vildanin dhe deri tani kemi kërkuar në disa vende në përpjekje për ta gjetur atë. Dyshojmë se ndodhet në Brighton”, tha një zyrtare e policisë.
Sigal