Shpallen 30 fituesit e testit për ”Kryekomisar”, mbeten ende 100 vende të lira

463
Sigal

Janë publikuar të tjera detaje lidhur me anullimin e testimit për gradën ‘Komisar’, pasi mësohet se punonjësit që kanë garuar kanë mbajtur telefonat me vete në sallë, mbi tavolina, teksa po zhvillonin provimin dhe gjithashtu kanë komunikuar me njëri-tjetrin.

Në rrugë jozyrtare flitet se vlera e shitjes së testeve ka kapur shifrën nga 2 mijë deri në 4 mijë euro për aplikant.

E ndërsa për gradën ‘komisar’ u anulua testimi, janë shpallur fituesit për gradën ‘Kryekomisar’. Për këtë gradë rezultojnë fitues vetëm 30 kandidatë nga 130 që ishin vendet e lira.

Fituesit kanë arritur që të grumbullojnë vetëm 70 pikë në gradën për ‘Kryekomisar’ në fazë e parë të testimit që u zhvillua në datë 12 nëntor në Akademinë e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë që pas kallëzimit penal në Prokurorinë e Tiranës lidhur me kopjimin dhe anulimin e testit, pritet që javën e ardhshme të dëshmojnë nga kryepolici Ardi Veliu, zëvendësit e tij e po ashtu edhe Bilbil Mema, drejtori i Akademisë së Sigurisë. Në rrethin e të dyshuarve rezultojnë edhe anëtarët e Komisionit dhe ata të ruajtjes së dokumenteve sekrete.