Shoqërohet sërish në polici adoleshenti që qëlloi me gurë autobusin serb

424
Adoleshenti 18-vjecar, Marsel Qeleshi, i cili qëlloi autobusin e ekipit serb mbrëmjen e 7 tetorit, është shoqëruar sërish në polici. Shoqërimi i tij vjen pas rrëfimit se lëviz gjatë gjithë kohës i armatosur pasi ka marrë kërcënime për jetën nga Serbia.
“Po ndjehem i kërcënuar. I kam të gjitha mesazhet që mi kanë dërguar nga Serbia në Fejsbuk dhe në Instagram, ku më thonë se: “do ta presim kokën në qendër të Beogradit”. Madje më kanë shkruar disa serbë se: “Ivan Bogdanov, pra Ivani i Tmerrshëm do të vijë në Shqipëri dhe do më vrasë”. Unë nuk i kam frikë as këtë Ivanin dhe as të gjithë ivanët e Serbisë, sepse unë jam gjithmonë i armatosur dhe po pres nga dita në ditë që të më japë gjykata leje për pistoletën dhe pastaj le të vijë kush të dojë se, nuk kam frikë askënd”, ka rrëfyer Marsel Qeleshi.
Sigal