Shokon nëna nga Fieri, nxjerr në shitje fëmijët: Po s’u shitën urgjent do i vras

627
Një nënë nga Fieri me inicialet E.R., ka tronditur rrjetin social me postimin e saj. Nëna ka nxjerrë në shitje dy fëmijët e mitur për inat të ish-burrit.
Denoncimi është bërë nga babai i fëmijëve me inicialet V.G., banues në Tiranë, i cili i shqetësuar thotë se ky postim vjen si “hakmarrje” e ish-gruas së tij.
I riu, baba i dy fëmijëve, i martuar tashmë me një grua tjetër thotë se ish-gruaja e tradhtonte dhe pas shumë kohësh ata janë divorcuar. Tashmë ajo nuk e lejon që fëmijët ta takojnë dhe është larguar në Greqi te prindërit e saj.
 “Po nuk u shitën urgjent do i vras se ma kanë sjellë në majë të hundës. Unë dua të shijoj jetën si beqare”, shkruan gruaja nga Fieri.

Sigal